2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Netnyahu: Do të miratohet armëpushimi me Hezbollahun

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, njoftoi se kabineti i tij i sigurisë do të miratojë një marrëveshje armëpushimi për të ndërprerë luftimet me Hezbollahun në Liban.

Sipas Netanyahut, marrëveshja parashikon që çdo përpjekje e Hezbollahut për t’u armatosur përsëri do të konsiderohet një shkelje e marrëveshjes, dhe Izraeli do të “reagojë ashpër” nëse kjo ndodh.

Ai shtoi se disa figura të brendshme dhe ndërkombëtare e kanë paralajmëruar se armëpushimi mund të kufizojë mundësinë e Izraelit për t’u rikthyer në Liban, nëse situata kërkon ndërhyrje të mëtejshme.

Megjithatë, Netanyahu e mbylli deklaratën duke theksuar se një marrëveshje e tillë mund dhe do të zbatohet.

“Marrëveshja mund të bëhet e zbatueshme dhe ne do ta zbatojmë atë”, përfundoi lideri izraelit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img