Site icon PrishtinaPress

Netanyahu zotohet të kthejë banorët në veri të Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është zotuar për të kthyer banorët veriorë të Izraelit në shtëpi pranë kufirit me Libanin, pasi ata u evakuuan për shkak të sulmeve.

Ai u shpreh se këta banorë do t’i kthejë të sigurt në shtëpitë e tyre, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Ne do t’i kthejmë banorët e veriut të sigurt në shtëpitë e tyre dhe kjo është pikërisht ajo që do të bëjë”, është shprehur ai.

Më parë është raportuar se dhjetëra mijëra izraelitë që jetojnë pranë kufirit me Libanin janë evakuuar nga shtëpitë e tyre që kur Hezbollahu filloi të sulmonte atë pjesë të vendit.

Exit mobile version