Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të shkojë në spital të dielën për të kryer një operacion për heqjen e prostatës, ka njoftuar zyra e tij. 75-vjeçari është diagnostikuar me një infeksion të traktit urinar si rezultat i një zmadhimi beninj të prostatës.
Më herët këtë vit, ai iu nënshtrua një operacioni për një hernie dhe vitin e kaluar i është vendosur një stimulues kardiak.
Ky njoftim vjen pasi ushtria izraelite bastisi një nga spitalet e fundit funksionale në veri të Gazës, duke arrestuar drejtorin e tij.
Izraeli është në luftë me Hamasin për më shumë se 14 muajsh, që prej sulmeve të 7 tetorit, në të cilat rreth 1200 njerëz u vranë dhe 250 të tjerë u rrëmbyen.
Mbi 45 400 palestinezë, më shumë se gjysma gra dhe fëmijë, janë vrarë dhe mbi 108 000 të tjerë janë plagosur, sipas ministrisë së shëndetësisë palestineze të drejtuar nga Hamasi, e cila nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve.