Site icon PrishtinaPress

Netanyahu reagon ndaj urdhrave të GJND-së

People stand inside the International Court of Justice (ICJ) as judges hear a request for emergency measures to order Israel to stop its military actions in Gaza, in The Hague, Netherlands January 12, 2024. REUTERS/Thilo Schmuelgen

Benjamin Netanyahu ka lavdëruar GJND-në për faktin se ka “refuzuar me të drejtë” çështjen e Afrikës së Jugut, pavarësisht se gjykata i vendosi disa kushte Izraelit.

Duket se kryeministri izraelit po i referohej faktit që gjykata nuk urdhëroi ndalimin e armiqësisë, një refuzim i dukshëm i një prej kërkesave kryesore të Afrikës së Jugut.

GJND-ja lëshoi disa urdhra, duke përfshirë që Izraeli duhet të ndëshkojë nxitjet publike për të kryer gjenocid dhe të mundësojë ofrimin e shërbimeve urgjente bazë dhe ndihmës humanitare në Gaza, teksa gjykata heton akuzat e Afrikës së Jugut për gjenocid.

Netanyahu e quajti pretendimin për gjenocid “jo vetëm të rremë, por edhe skandaloz”.

“Si çdo vend, Izraeli ka të drejtën e natyrshme për të mbrojtur veten. Përpjekja e turpshme për t’i mohuar Izraelit këtë të drejtë themelore është diskriminim flagrant kundër shtetit hebre dhe me të drejtë u refuzua”, tha ai, raporton Skynews.

Exit mobile version