-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Netanyahu mohon tentativat për armëpushim me Hamasin: Kjo do të nënkuptonte dorëzim, nuk do të ndodhë

Benjamin Netanyahu ka përjashtuar çdo tentativë të armëpushimit me Hamasin.

Ai ka thënë se kjo do të nënkuptonte dorëzim të Izraelit dhe kjo nuk do të ndodhë.

Duke folur në anglisht, Netanyahu tha:

Unë dua të bëj të qartë pozicionin e Izraelit në lidhje me një armëpushim.

Ashtu si Shtetet e Bashkuara nuk do të bien dakord për një armëpushim pas bombardimit të Pearl Harbour, apo pas sulmit terrorist të 11 shtatorit, Izraeli nuk do të pajtohet me një ndërprerje të armiqësive me Hamasin pas sulmeve të tmerrshme të 7 tetorit.

Thirrjet për armëpushim janë thirrje që Izraeli t’i dorëzohet Hamasit. Për tu dorëzuar terroristëve. Të dorëzohemi para barbarisë. Kjo nuk do të ndodhë.

Zonja dhe zotërinj, Bibla thotë se ka një kohë për paqe dhe një kohë për luftë. Kjo është një kohë lufte, një luftë për të ardhmen tonë të përbashkët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img