7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Netanyahu: Kjo do të jetë një luftë e gjatë dhe e vështirë

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu në një konferencë për media ka thënë se “kjo do të jetë një luftë e gjatë dhe e vështirë”, duke shtuar: “Ne do të fitojmë. Ne do të fitojmë”.

Ai e përshkruan luftën, e cila pason sulmet e Hamasit më 7 tetor, si “lufta e dytë e pavarësisë” e Izraelit, raporton BBC.

“Ne do të luftojmë dhe nuk do të dorëzohemi. Nuk do të tërhiqemi mbi tokë dhe nëntokë”.

Netanyahu thotë se ushtarët dhe komandantët izraelitë “janë tani në Rripin e Gazës, ata janë të dislokuar kudo”.

Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, akuzoi Izraelin për krime lufte.

Kryeministri izraelit nuk e përmend emrin e tij, por thotë: “Mos na akuzoni për krime lufte. Nëse mendoni se mund t’i akuzoni ushtarët tanë për krime lufte, kjo është hipokrizi. Ne jemi ushtria më e moralshme në botë”. 

Ai thotë se ushtria po merr masa paraprake për të mbrojtur civilët dhe akuzon Hamasin për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit duke “përdorur njerëzit e tyre si mburoja njerëzore”.

Ministria e shëndetësisë në Gaza thotë se më shumë se 7600 njerëz janë vrarë në Gaza që kur Izraeli filloi bombardimin e territorit. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të premten se 40% e të vdekurve ishin fëmijë.

Hamasi vrau më shumë se 1400 njerëz në Izrael në sulmet e 7 tetorit. Shumica e tyre ishin civilë, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img