Site icon PrishtinaPress

Netanyahu i thotë Blinken se s’do të pranojë marrëveshjen që i jep fund luftës në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka thënë sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, se nuk do të pranojë një marrëveshje që përfshin përfundimin e luftës në Gaza, raportojnë mediat izraelite.

Sipas zyrtarëve të lartë amerikanë dhe izraelitë, Netanyahu tha se nëse Hamasi këmbëngul për t’i dhënë fund luftës, marrëveshja nuk do të pranohet dhe Izraeli do të detyrohet të nisë një ofensivë ushtarake në Rafah, njoftoi agjencia izraelite e lajmeve Walla.

Blinken u takua me udhëheqësit izraelitë në shtytjen e tij për një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit, duke thënë se “ka ardhur koha” për një marrëveshje që do të lironte robërit dhe do të sillte një pauzë në luftë, shkruan Al Jazeera.

Exit mobile version