1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Netanyahu i del kundër fjalëve të Bidenit: Luftën do ta vazhdojmë deri në fitore absolute

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli do të luftojë deri në fitore absolute ndaj Hamasit.

Këto komente, Netanyahu i bëri duke thënë se mbi 80 për qind e amerikanëve mbështesin Izraelin në konfliktin me Gazën.

Komentet e tij vijnë pasi presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se Izraeli rrezikon të humbasë mbështetjen globale në luftë, teksa zyrtarët amerikanë bënë të ditur se po punojnë për një marrëveshje të mundshme për armëpushim.

Deklaratat e Netanyahut bien ndesh me ato të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili tha se shpreson të ketë një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza “deri të hënën e ardhshme”.

Presidenti amerikan po ashtu tha se Izraeli mund të “humbte mbështetjen nga e gjithë bota” nëse “vazhdon me këtë qeveri tepër konservatore që ata kanë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img