1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Netanyahu i ashpër: Askush nuk do të na ndalojë të shkatërrojmë Hamasin, as Haga

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se askush nuk do t’ ndalojë të shkatërrojnë Hamasin, ndërsa lufta midis Izraelit dhe grupit arriti në ditën e saj të 100-të.

Natanyahu tha se Izraeli nuk do të pajtohej me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), ku Izraeli akuzohet për gjenocid dhe mund të urdhërohet të ndalojë ofensivën e tij.

Askush nuk do të na ndalojë – as Haga, as boshti i së keqes dhe askush tjetër”, tha ai gjatë një konference për shtyp të shtunën, duke iu referuar Iranit dhe grupeve të tij të lidhura në Lindjen e Mesme.

Netanyahu tha se pretendimet për gjenocid, të paraqitura nga Afrika e Jugut të enjten, ishin një “sulm hipokrit”, duke shtuar se ishte “me urdhër të atyre që erdhën për të kryer një tjetër holokaust kundër hebrenjve”.

Kjo “është një pikë e ulët morale në historinë e kombeve”, tha ai.

Kryeministri pretendoi gjithashtu se disa sende antisemitike u gjetën në tunelet e Hamasit në Gaza, duke përfshirë kopje të “Mein Kampf” të Adolf Hitlerit.

Përveç kësaj, Netanyahu tha se “në një shtëpi në Gaza, ata gjetën tabletin e një fëmije me një foto të Hitlerit si mbrojtës”.

Netanyahu tha se ndërsa antisemitizmi është i njëjtë, populli hebre është i ndryshëm dhe do të luftojë “deri në fund”, raporton CNN.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img