Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka dërguar një mesazh për ata që janë bërë kritikë ndaj qasjes së tij ndaj luftës në Gaza.
Ai u shpreh se asnjë presion nuk do të arrijë që t’i ndalë në qëllimet e tyre.
“Nuk mund të thuash se mbështet të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe më pas ta kundërshtosh Izraelin kur ai e ushtron këtë të drejtë”.
“Asnjë nga këto presione nuk do të na ndalojë”, është shprehur tutje ai.