-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Nestle në Francë mbyll fabrikën Buitoni pas baktereve të gjetura në pica

Fabrika në Francë ku prodhoheshin picat e ngrira të markës Buitoni, e cila shkaktoi infektimin e 56 personave, 48 prej tyre fëmijë, dhe vdekjen e dy fëmijëve, për shkak të përmbajtjes së bakterit “E.coli” vitin e kaluar, është mbyllur nga Nestle, kompania e saj amë, transmeton Anadolu.

Fabrika në Caudry të Francës ka ndërprerë plotësisht aktivitetin që nga fillimi i muajit mars, raportoi Le Figaro.

Sindikata në të cilën janë anëtarë punëtorët e fabrikës, i ka thënë gjithashtu shtypit francez se “prodhimi nuk do të bëhet më” në këtë fabrikë.

Picat e ngrira të markës Buitoni, Fraich’Up, në pronësi të grupit Nestle, u tërhoqën më 18 mars 2022, pasi përmbanin baktere “E.coli”. Në media kishte lajme se 75 persona që kishin konsumuar picat ishin të infektuar me bakterin.

Më 8 prill 2022, Agjencia Franceze e Shëndetit Publik tha se është konfirmuar se 56 persona, 48 prej të cilëve fëmijë, ishin infektuar me E.coli, dhe se dy fëmijë kishin humbur jetën për këtë shkak.

Krimba në linjën e prodhimit të picave

Në fotografi të shpërndara nga një ish-punonjës i fabrikës me mediat në mars 2022, shihej se në linjën e prodhimit të picave kishte krimba, në mure kërpudha, në dysheme copa ushqimesh dhe plehra me gryka të hapura.

Zyra e Guvernatorit të rajonit Nord njoftoi më 1 prill 2022 se kushtet higjienike rezultuan të pamjaftueshme gjatë dy inspektimeve të kryera në fabrikën e prodhimit të picave Buitoni në Caudry, dhe për këtë arsye prodhimi i picave ishte ndaluar në fabrikë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img