Udhëheqësja e shoqatës “Thirrjet e Nënave” ka dorëzuar kallëzim penal kundër Veljko Odalloviqit.
Ajo kërkon hetimin dhe ndjekjen e tij nga Prokuroria Speciale e Kosovës për përfshirjen në krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.
Kumnova lajmin e bëri të ditur përmes Facebookut.
Ajo shprehu bindjen se Odalloviqi duhet të përgjigjet për krimet që janë kryer nga forcat e Serbisë gjatë luftës në Kosovë.
E para e shoqatës “Thirrjet e nënave”, theksoi se ai duhet të përgjigjet për krimet e luftës e jo të kujdeset për zbardhjen e tyre.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë, Veljko Odalloviq, mbante pozitën e kryetarit të Qarkut të Kosovës.
Odalloviq, aktualisht mban postin e kryetarit të Komisionit të Qeverisë së Serbisë për personat e zhdukur.
Sipas Nesrete Kumnovës, akuzohet për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.