Site icon PrishtinaPress

Nesër vendoset për Haradinajn

Nesër merret vendimi i Gjykatës së Apelit në Colmar të Francës

Gjykata e Apelit në qytetin francez, Colmar, nesër do të marrë vendimin lidhur me rastin e Ramush Haradinajt, i cili u arrestua më 4 janar në aeroportin e Bazelit, zonën franceze, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Në gjykimin e kaluar, kjo gjykatë nuk mori asnjë vendim duke thënë se seanca e radhës shtyhet për 2 mars.

Ramush Haradinaj është arrestuar në bazë të një flet-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2005, të cilin e akuzojnë për krime të kryera gjatë luftës ndaj popullatës civile.

Haradinaj me vendim të gjykatës në Colmar, u lirua me kusht dhe tani gjendet në Strasburg të Francës.

Exit mobile version