Ashtu siç pritej, Ballkani ka kaluar pa ndonjë problem në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja e dominoi në tërësi edhe ndeshjen e kthimit ndaj La Fioritas, e cila u zhvillua sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ballkani shënoi fitore 6:0 për të kaluar tutje me rezultatin e përgjithshëm 10:0 – shkruan Gazeta Express.
Albion Rrahmani shkëlqeu sonte me het-trik, Leonit Abazi shënoi dy gola dhe një Ermal Krasniqi.
Ballkani në raundin e tretë do të përballet me fituesin e duelit mes Sutjeskas nga Mali i Zi dhe Klaksvik nga Ishujt Faroe.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur baras dhe pa gola.
Kurse, ndeshja e dytë do të zhvillohet të mërkurën mbrëma në “Injector Arena”, nga ora 20:00.