Site icon PrishtinaPress

Nesër vazhdon seanca e Kuvendit

Të mërkurën, më 22 shkurt në orën 12:00 vazhdon seanca plenare e Kuvendit.

Në rend të ditës janë pikat e papërfunduara nga seancat e mbajtura më 23 dhjetor 2022, njofton Drejtoria për media dhe Komunikim i Kuvendit.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 dhjetor 2022:

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-198 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-203 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -korniza e qyteteve të gjelbërta 2 dritarja 2 – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,

7. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-204 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,

9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-152 pёr anti dopingun,

Exit mobile version