3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Nesër vazhdon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët, ja çfarë i kërkohet trupit gjykues

Pas një pauze dy javore, nesër do të vazhdojë gjykimi në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Gjykimi do të vazhdojë me paraqitjen e provave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Me 17 prill Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit për Thaçin dhe të tjerët.

Dëgjimi i dëshmitarëve në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, po zhvillohet i mbyllur për publikun.

Deri tani janë dëgjuar dy dëshmitarë të mbrojtur, ndërsa dëshmitari i tretë i prokurorisë është paraqitur në gjykatore të enjten.

“Të gjitha gjykimet në DHSK janë publike; megjithatë ndonjëherë gjykatësit vendosin të kryejnë një pjesë të seancës në atë që quhet seancë private, ose të redaktojnë informacione të caktuara për të mbrojtur identitetin dhe sigurinë e dëshmitarëve ose viktimave. Vendimi për ta kryer seancën në seancë private për të mbrojtur dëshmitarët shqyrtohet me shumë kujdes nga gjykatësit, rast pas rasti. Edhe kur dëshmia e dëshmitarit nuk është publike, avokatët e të akuzuarve e dëgjojnë atë që thotë dëshmitari dhe kanë të drejtën t’i bëjnë pyetje”, ka thënë Doyle.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat e ngritura./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img