Site icon PrishtinaPress

Nesër vazhdon dëshminë dëshmitari i katërt në rastin Thaçi dhe të tjerët

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit, do dalin para trupit gjykues përsëri të enjten e kësaj jave.

Gjykimi do të vazhdojë me paraqitjen e provave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Në këtë proces deri tani janë dëgjuar katër dëshmitarë të prokurorisë, të cilët kanë dëshmuar nën masa mbrojtëse dhe në seanca private.

Për muajin maj janë paraparë të zhvillohen dhjetë seanca.

Ditë më parë, Paneli i Gjykatës së Apelit ka rrëzuar apelet e 20 personave për të marrë pjesë në këtë proces si viktima.

Ata kishin apeluar vendimin e trupit gjykues ku refuzohej kërkesa e tyre për pjesëmarrje në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagës prej nëntorit të vitit 2020.

Exit mobile version