Nesër më 15 prill, do të varroset personi që vdiq në Jagodë të Klinës ku treni e goditi veturën.
Nesër me fillim nga ora 13:00, do të mbahet ceremonia mortore për Nikë Palushin, i cili vdiq pas një aksidenti që ndodhi dje në Jagodë të Klinës.
Në këtë aksident, treni e kishte goditur një veturë me të cilin po udhëtonin viktima bashkë edhe me tre të tjerë, të cilët pësuan lëndime trupore.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e fshatit Jagodë, kështu thuhet në njoftimin e publikuar nga familja.
