Dy të rinjtë e familjes Shlivova që u vranë në qendër të Klinës do të varrosen nesër.
Albison dhe Rexhep Shlivova, u vranë në një lokal në qendër të qytetit.
Familja Shlivova ka njoftuar se varrimi i dy të rinjve, do të bëhet nesër nga ora 13:00 në varrezat e fshatit Jashanicë.
“Familja Shlivova njofton se dy djemtë e tyre Albisoni dhe Rexhepi do të varrosen nesër 15 11 2024 (e premte). Varrimi bëhet në orën 13:00 në varrezat e fshatit Jashanicë! E pikëlluar familja Shlivova”, thuhet në njoftim.