7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Nesër Turqia voton! Erdogan favorit para raundit të dytë, Kilicdaroglu shpreson në ndryshim

Turqit do të votojnë nesër në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale e parlamentare, për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, ne një fletë votimi, që pjesë të saj tashmë ka vetëm 2 kandidatët: Tayyip Erdogan dhe sfidantin e tij politik Kemal Kilicdaroglu.

Në raundin e parë, atë të 2 javëve më parë, Erdogan siguroi 49.5% të votave, e pamjaftueshme për të siguruar shumicën, që do t’i jepte mundësinë të niste edhe dekadën e tij të tretë në pushtet. Ndërsa Kilicdaroglu, kandidati i përbashkët i 6 partive opozitare, siguroi në raundin e 14 majit, 44.9% të votave.

Analistët e cilësuan performancën e Erdogan në 14 maj, si shumë të mirë dhe përtej pritshmërive, me sondazhet që flisnin të gjithë për një mposhtje të tij, në një formë ezaurimi në pushtet, si në krye të AKP po ashtu edhe në krye të shtetit.

Gjithsesi, Erdogan arriti të mobilizojë mbështetësit e tij. Këtë javë të fundit të fushatës, presidenti arriti të sigurojë edhe votat e mbështetjes së ish rivalit të tij të 14 majit, Sinan Ogan, duke bërë që beteja elektorale me Kilicdaroglu, të bëhet edhe më e fortë, por disi edhe më e thellë në rezultat.

Nesër në Turqi do të votojnë 64 milionë turq me të drejtë vote, me gati 2 milionë që kanë votuar tashmë nga diaspora. Që në 8 të mëngjesit do të hapen 192 mijë qendra votimi në mbarë vendin ndërsa ata që votojnë për herë të parë janë më shumë se 6 milionë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img