Site icon PrishtinaPress

Nesër të gjitha vajzat dhe gratë do ta kenë falas udhëtimin në trafikun urban në Prishtinë

Nesër ( e shtunë ) të gjitha vajzat dhe gratë do të lirohen nga pagesa e biletës në transportin publik në Prishtinë. Kjo do të bëhet për nder të “Prishtina Rozë”.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare në Facebook e Trafikut Urban në Prishtinë.

“Për nder të ‘Prishtina Rozë’ më datën 29.10.2022 lirohen nga pagesa e biletës e gjithë personat e gjinisë femërore në transportin publik të N.P.K ‘Trafiku Urban’ SH.A”, thuhet në njoftimin.

“Të festojmë për të mbijetuarat dhe në të njëjtën kohë të inkurajojmë të gjitha që të ndërmerren veprime për vetëdijesimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit!”, thuhet tutje.

Tetori njihet si muaji për ndërgjegjësimin e qytetarëve për kancerin e gjirit dhe shtimin e vëmendjes për kontrolle të rregullta.

Exit mobile version