Site icon PrishtinaPress

Nesër takohet stafi i Trepçës me Bordin, shqyrtohen kërkesat e minatorëve

Bordi mbikëqyrës i Trepçës i ka ftuar për takim të premten drejtorët e njësive, inxhinierët dhe kryepunëtorët e kësaj ndërmarrjeje.

Kështu kanë konfirmuar për RTK-në nga sindikata e minatorëve.

Bëhet e ditur se takimi është thirrur të mbahet nga ora 12:00.

Sot bëhen 10 ditë prej kur minatorët e Trepçës kanë hyrë në protestë si shenjë pakënaqësie. Ata po kërkojnë përmbushjen e kërkesave të tyre, e që përfshijnë përmirësim të kushteve të punës, pagë të rregullta, sigurime shëndetësore dhe largimin e kryeshefit të ndërmarrjes.

Exit mobile version