-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Nesër seancë solemne me rastin e 24-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Kuvendi i Kosovës nesër, me fillim nga ora 12:00, do të mbajë një seancë solemne.

Arsyeja e kësaj seance është 24-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 5, 6 dhe 7 Mars në vitin 1998 është zhvilluar njëra ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së kundër agresionit ushtarak serb.

Forca të shumta serbe sulmuan familjen e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe pas një rezistence të fortë, në Prekaz u vranë 55 persona ku më shumë se 20 prej tyre ishin fëmijë dhe gra.

Ndër të rënët ishin komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari, vëlla i tij Hamëz Jashari dhe babi i tyre, Shaban Jashari.

Sakrifica e familjes Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jashari, në Kosovë vlerësohet si kthesë e madhe që i dha zgjidhje çështjes së Kosovës

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img