Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari dhe Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, organizohet ceremonia e rivarrimit për martirët e masakrës së Rezallës, eshtrat e të cilëve janë gjetur dhe zhvarrosur nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë.
Ceremonia e rivarrimit mbahet nesër me datë, 09.10.2021, nga ora 14:00, në Kompleksin e varrezave të martirëve në Rezallë.
