Në Mitrovicë të Veriut është thirrur protestë nga serbët që kundërshtojnë hapjen e Urës së Ibrit.
Agjencioni i lajmeve serbe “Tanjug” raportoi për protestë “paqësore dhe demokratike” kundër hapjes së Urës së Ibrit.
Për protestën është njoftuar edhe Policia e Kosovës, konfirmoi për Nacionalen Zëvendës Drejtori për rajon të veriut, Veton Elshani.
Portali serb “KoSSeV” ka marrë dëshmi nga disa burime nga punonjës të disa institucioneve në veri të Kosovës – se atyre u është dërguar mesazh që i ftojnë të marrin pjesë në protestë.
Protesta supozohet të nis nga ora 11:00.