Site icon PrishtinaPress

Nesër protestë në Francë, në mbrojtje të Ramush Haradinajt (Foto)

Një grup kosovarësh që jetojnë në Francë kanë paralajmëruar një protestë për nesër në shenjë solidarizimi me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Tubimi pritet të mbahen prej orës 13:00 para Gjykatës së Apelit në Colmar të Francës.  Vlen të theksohet se ky institucion dje ia ka vazhduar masën e paraburgimit Haradinajt, në bazë të një flet-arresti të lëshuar nga Serbia.

Thirrjet për protestë kanë filluar të shpërndahen edhe në rrjetet sociale.

Exit mobile version