1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Nesër përfundon afati për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë në RKS, cilat do të jenë masat pas këtij afati?

Më 10 maj ka nisur procesi i konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar nga strukturat ilegale të Serbisë në patentë shoferë të Republikës së Kosovës.

Sipas vendimit të atëhershëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, afati do të zgjaste deri më 9 gusht, mirëpo ministri Sveçla pas “kërkesave të shumta” shtyu afatin për dy javë.

“Bazuar në kërkesat e shumta të qytetarëve për aplikim të pajisjes me patentshoferë të Republikës së Kosovës, ku vetëm dje kemi pasur 273 sosh, si dhe kërkesën për zgjatje të afatit për aplikim i cili sipas vendimit tonë përfundon nesër, kam marrë në konsideratë ato me ç’rast afati për konvertim do të zgjatet deri me 23 gusht 2024. Pas kësaj date, për të gjithë ata që nuk konvertojnë patentshoferët, do të veprohet sipas legjislacionit përkatës në fuqi”, kishte shkruar Sveçla.

Ky afat i zgjatur përfundon nesër, pra vetëm edhe nesër qytetarët serbë kanë kohë që të kërkojnë konvertimin e patentë shoferëve.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha për Express se nuk do të kërkojnë zgjatje të afatit.

Pas kësaj, Elshani ka thënë se do të ketë dy ditë vërejtje dhe njoftim, ndërsa nga e hëna do të fillojnë me dënime për ata që nuk i kanë patentë shoferët e Kosovës.

“Dy ditë vërejtje dhe njoftim për përfundim të afatit, e nga e hëna me dënime”, tha ai.

Elshani bëri të ditur se deri dje në ora 16:00 janë paraqitur 6 mijë e 168 kërkesa për konvertimin e patentë shoferëve.

Vendimi i MPB-së për konvertimin e patentë shoferëve ishte përkrahur nga ndërkombëtarët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img