0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Nesër, për të shtatën herë tentohet votimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike

Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun e Kuvendit ka njoftuar se nesër do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme ku pritët të votohet në parim projektligji për rimëkëmbje ekonomike.

Seanca pritet të fillojë në orën 10:00.

Kuvendi po ashtu njofton se prezenca e medieve në këtë seancë do të jetë e pamundur për shkak se e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, vazhdon të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike.

Rendi i ditës

Votimi i Projektligjit nr. 07/L-034 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për transferimin e personave të dënuar;

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-029 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për deminim humanitar;

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-018 për ndryshim plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete;

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-015 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës;

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2019;

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2019;

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2019;

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2019,Interpelancë me Kryeministrin e Kosovës;

Avdullah Hoti, sipas kërkesës së sipas kërkesës së deputetes Besa Ismaili-Ahmeti, mbështetur edhe nga 8 deputetë të GP të PDK-së, në lidhje me përgjegjësitë në raport me zhvillimet në procesin e dialogut në Bruksel lidhur me punën e grupeve teknik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img