Site icon PrishtinaPress

Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

Drejtoresha për Arsim në Komunë të Prishtinës, Jehona Lushaku- Sadriu, ka marr vendim që nesër ora e parë e mësimit në shkolla të jetë orë sensibilizuese kundër dhunës ndaj grave.

Në vendimin që është publikuar thuhet se kjo orë mësimore do t`i shërbej sensibilizimit të nxënësve për respektimin e rolit të vajzave në shoqëri.

Të premten, me datë 19.04.2024, ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e ciklit të mesëm të ultë dhe të mesëm të lartë të Kryeqytetit të jetë orë sensibilizuese kundër dhunës në baza gjinore”, thuhet në vendim.

Exit mobile version