Prishtinës do t’i shtohet edhe një shkollë e re.
Nga e enjtja do të nis ndërtimi i një shkolle të re në lagjen “Qëndresa” në kryeqytet.
Njoftimi u bë nga kryetari Përparim Rama.
Rama tha se sipërfaqja e kësaj shkolle do të jetë 6 mijë e 726 metra katrorë.
“Ky është projekt i shumëpritur prej banorëve të zonës, me impakt pozitiv zinxhiror, jo vetëm për prindërit, nxënësit dhe arsimtarët, por për të gjithë qytetarët e kryeqytetit”, tha Rama.
“Ndërtimi i kësaj shkolle, si dhe i dy të tjerave në të ardhmen e afërt, me modalitetin publiko-privat, do ta lehtësojë dukshëm barrën aktuale të mësimdhënësve në klasat e stërmbushura me nxënës, si dhe trafikun e ngarkuar prej lëvizjeve drejt qendrës së qytetit”, theksoi ai.