Përfaqësuesi i qytetarëve për peticionin në Zveçan, Darko Vuksanoviq, u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune që nesër të dalin sa më shumë të votojnë për shkarkimin e kryetarit të Komunës së Zveçanit, Ilir Peci.
Nënshkrimet ai ka treguar se do të fillojnë të mblidhen nesër nga ora 9 e mëngjesit.
Vuksanoviq teksa ka folur për Kosova Online ka pretenduar se kanë hasur në pengesa, por se përkundër kësaj kanë arritur të marrin dokumentacionin e nevojshëm.
