Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton se pas takimit të përfaqësuesit të tyre me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë marrë zotimin nga të lartëpërmendurit se qysh nga nesër datë 31 mars, do të fillohet furnizimi në të gjitha institucionet shëndetësore me material mbrojtës për punëtorët shëndetësor.
Advertisement
Sipas komunikatës të FSShK-së, thotë se në këtë takim kanë diskutuar kërkesa e FSSHK-së për pajisje të punëtorëve shëndetësore me pajisje personale mbrojtëse me qëllim të ruajtjes së shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve shëndetësor të cilët janë në vijën e parë të frontit ndaj luftës me Covid-19.
FSSHK thotë se mbetet e përkushtuar dhe në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet shëndetësore me qëllim të njoftimit nga afër me situatën e përgjithshme dhe gjendjen e punëtorëve shëndetësor.
PostAdss