1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Nesër në samitin e BE-së diskutohet për takimin e Ohrit

Në Bruksel të enjten dhe të premten zhvillohet samiti i liderëve të Bashkimit Evropian nga i cili do të shprehet mbështetje edhe për marrëveshjen e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë dhe do t’u bëhet thirrje të dyja palëve që të zbatojnë këtë marrëveshje.

Temat kryesore të samitit do të jenë Ukraina, forcimi i ekonomisë evropiane, energjia, emigracioni dhe forcimi i eurozonës.

Por, liderëve të BE-së pritet t’u raportojë për dialolgun mes Kosovës dhe Serbisë, përfaqesuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Pajtimi i arritur mes palëve në Ohër të shtunën e shkuar, do të jetë pjesë edhe e konkluzave nga ky takim i liderëve të vendeve anëtare të BE-së.

“Këshilli Evropian mirëpret marrëveshjen e arritur në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për aneksin për implementimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe u bën ftesë të dyja palëve që në mënyrë të përshtatshme dhe me mirëbesim të implementojnë obligimet e tyre përkatëse“, thuhet në këtë tekst.

Për këtë temë ishte diskutuar edhe më herët gjatë javës, në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së.

Edhe atyre u kishte raportuar Josep Borrell. Ai e kishte quajtur si një “status quo të ri“ në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që do të sigurojë kalimin nga një fazë e krizave, në një fazë të implementimit të marrëveshjes.

Shumë shtete të BE-së e kanë mirpritur marrëveshjen e arritur në Ohër dhe kanë kërkuar që fokusi tani të drejtohet kah implementimi.

Në struktuarat e BE-së pritet të nisin edhe procedurat që implementimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë të përfshihet edhe formalisht në kornizën e negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE dhe në raportimin e një Komisioni të veçantë për normalizim për Kosovën.

Në BE kanë përsëritur se, ndonëse nuk është nënshkruar marrëveshja formalisht, për shkaqe ligjore, zbatimi i saj dhe i aneksit për implementim është detyrim për palët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img