Site icon PrishtinaPress

Nesër në ora 12:00, në kryeqytet fillon mini-maratona ‘Vrapo Babadimër’

Mini maratona ‘Vrapo Babdimër’ është një inciativë nga Jusuf Islami dhe Projekti 5 cent, që organizohet me qëllim për t’i ndihmuar familjet në nevojë.

Pra për çdo kostum babadimri që bleni, paratë shkojnë për bamirësi. Kostumet janë për të gjithë pa dallime, fëmijë të rritur e gjithashtu persona me nevoja të veçanta por që janë të liruar nga pagesa.

Për të shtatën herë radhazi ky event ka marrë vëmendjen edhe të mediave më të njohura botërore e gjithashtu ka gëzuar mbështetje nga komuna e Prishtinës, sponzorët prej bizneseve të ndryshme e gjithashtu edhe KFOR-it.

Përveç vrapimit në maratonë, ju do të keni mundësi të shijoni edhe programin dhe performancat muzikore dhe të vallëzimit aty.

Exit mobile version