Site icon PrishtinaPress

Nesër në Kosovë shënohet Dita e të Pagjeturve

Më 27 prill, të enjten shënohet Dita e të Pagjeturve në Kosovë. Po ashtu, me këtë datë përkujtohet përvjetori i 24-të i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999 u vranë 376 persona.

Ndërkaq, për nder të kësaj dite, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nesër (të enjten) në orën 10:00, do të bëjë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës përballë Kuvendit të Kosovës.

Pastaj në orën 12:00, kryeministri Kurti do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë të Gjakovës.

Në përvjetorin 24-të të masakrës së Mejës, në përkujtim të martirëve të kësaj masakre, edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë, në orën 11:00 bën homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë.

 

Exit mobile version