Site icon PrishtinaPress

Nesër në Kosovë rikthehet i ftohti dhe ngricat

Që nga nesër në vend parashihet të rikethehen temperaturat e ulëta. Gjatë ditës së enjtë në mëngjes do të mbajë mot i ftohtë, vende-vende me ngrica, e gjatë ditës mot me vransira dhe intervale më të gjata me diell.

Nga dita e premte dhe në fundjavë masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të shtrihen mbi rajon, ku do të sjellin mot të butë me diell dhe vransira.

Temperaturat e ajrit do të mbesin mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore, me minimale që do të sillen nga -1C deri në +4C, e ato maksimale nga 12C deri në 16C.

Do të fryejë erë drejtimesh të ndryshme, mesatarisht e fuqishme 5-12m/s, e në fundjavë nga juglindja 3-6m/s.  Shtypja atmosferike deri nesër do të zbres nën vlera normale, e më pas do të shënojë rritje.

Exit mobile version