Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq do të ballafaqohen në një raund të ri të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve, më 8 nëntor në Bruksel.
Kjo është konfirmuar përmes një komunikatë të lëshuar nga zyra e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, transmeton lajmi.net.
Mes tjerash aty thuhet: Në takim, dy liderët pritet të konfirmojnë gatishmërinë e tyre për të intensifikuar punën drejt arritjes së një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin gjithëpërfshirës, i cili është vendimtar për rrugët e tyre evropiane.
Dialogu Kosovë- Serbi është në fazën e fundit e cila pritët të mbyllet më një marrëveshje ligjërisht obligative për normalizimin e marrëdhënieve mes vendeve.
Kujtojmë, se takimi i fundit i paraparë të ndodhte mes presidenteve të Kosovës dhe Serbisë, më 7 shtator nuk ndodhi. Kjo ndodhi pasi presidenti serb, Vuçiq, kishte kërkuar të mos takohej më Thaçin për shkak se iu ishte refuzuar leja për të vizituar liqenin e Ujmanit.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, kishte mbajtur takime të ndara me presidentet e të dyja vendeve ku u kishte kërkuar të zbatohen marrëveshjet e arritura mes vendeve.