Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër në trasen e zgjerimit të rrugës Kijevë – Dollc, do të realizohet minimi i shtatë i masave shkëmbore.
Sipas ministrisë, minimi i masave shkëmbore do të bëhet nga ana e majtë e rrugës.
“Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik”, shkruhet në njoftim.
Ministria bëri të ditur se për shkak të minimit ndërprerja e trafikut do të fillojë nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës.