Site icon PrishtinaPress

Nesër mbyllet rruga Dollc-Gjakovë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër do të mbyllet rruga Dollc-Gjakovë.

Në njoftim thuhet se në trasen e zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Segmenti Dollc-Gjakovë L=31, do të realizohet minimi i masave të forta shkëmbore për zgjerimin e rrugës.

Punimet do të zhvillohen në pjesën e rrugës kah fshati  Volljakë dhe sipas ministrisë, me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga ora 15:00 deri ne ora 15.30, përcjell Klankosova.tv.

“Ju njoftojmë se nesër, në trasen e zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Segmenti Dollc-Gjakovë L=31, do të realizohet minimi Nr.1  i masave të forta shkëmbore për zgjerimin e rrugës”.

“Punimet do të zhvillohen në pjesën e rrugës kah fshati  Volljakë. Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut. Ndërprerja e trafikut do do të bëhet në intervalin kohor: nga ora 15:00 deri ne ora 15.30. Ju lusim që gjatë këtij intervali kohor të shfrytëzoni rrugët alternative”, thuhet tutje në njoftimin e ministrisë.

Exit mobile version