Site icon PrishtinaPress

Nesër mblidhet komiteti, priten shtrëngimi i masave kundër Covid-19

Nesër do të mblidhet komiteti ndërministror për të shqyrtuar masat e reja, pas përhapjes së madhe të Covid-19.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Ai thotë se nesër komiteti do të mblidhet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Hoti tha se është duke u favorizuar shtrëngimi i masave në mënyrë që të menaxhohet pandemia.

Kujtojmë që sot janë konfirmuar 2050 raste të reja me Covid-19.

Exit mobile version