1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Nesër mbahet video-takimi Hoti-Vuçiq

Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS), e ka publikuar agjendën e plotë të takimit që pritet të mbahet nesër në mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ky video-takim, sipas njoftimit të EEAS, pritet të fillojë në ora 10:00.

“Dialogu Beograd-Prishtinë i lehtësuar nga Bashkimi Evropian do të rifillojë në Bruksel në formën e videokonferencës. Do të jetë takimi i parë i nivelit të lartë i Dialogut që nga viti 2018 dhe do të pasohet nga një takim personal i nivelit të lartë në Bruksel të enjten më 16 korrik”, thuhet në njoftim.

Në takim gjithashtu do të marrin pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borrel, dhe Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Diskutimi të dielën do të zhvillohet nga Brukseli nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell dhe i shoqëruar nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq do të bashkohet nga distanca nga Beogradi dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nga Prishtina”.

“Takimi është planifikuar të fillojë në orën 10:00. Mbulimi me fotografi dhe video do të sigurohet nga EEAS dhe do të transmetohet në Këshillin e BE dhe kanalet EbS”, thuhet në fund.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img