Rasti i sulmit ndaj Kuvendit të Kosovës më 4 gusht 2016, do të trajtohet nesër në Objektin e Departamentit për Krime të Rënda.
Rreth kësaj aktakuze pritet të deklarohen katër aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje: Atdhe Arifi, Egzona Haliti, Adea Batusha dhe Frashër Krasniqi.
Aktakuza ndaj katër të dyshuarve është ngritur më 29 dhjetor 2016, kurse pjesë e këtij grupi ishte edhe Astrit Dehari, i cili vdiq më 4 nëntor 2016 në Burgun e Prizrenit.