Site icon PrishtinaPress

Nesër mbahen homazhe në nderim të burgosurve të vrarë në burgun e Dubravës

Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të masakrës së Dubravës, të mërkurën nga ora 11:00 do të bëhen homazhe në nderim të burgosurve të vrarë në burgun e Dubravës nga forcat ushtarake policore të shtetit të Serbisë.

Kjo u bë me anë të një njoftimi nga Këshilli Organizativ i Shoqatës së të Burgosurve Politik.

“Njoftojmë të gjithë ish të burgosurit, familjarët e të vrarëve dhe të mbijetuarve të masakrës së Dubravës si dhe të gjithë të interesuarit se me datën 22.05.2024 (e mërkurë), duke filluar nga ora 11:00, do të bëhen homazhe te Obelisku në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës në Burgun e Dubravës, e cila ka ndodhur 25 vjet më parë, (19-24 maj 1999)”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version