-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Nesër kuptohet nëse Thaçi merr pjesë në dialogun me Serbinë

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq sot ka bërë të ditur se dialogu mes Prishtinës e Beogradit do të vazhdojë, dhe këtë të martë do të takohen delegacionet e të dyja vendeve.

Ai në një konferencë për media tha poashtu se në këtë takim do të jetë edhe presidenti serb, Tomislav Nikoliq, duke shtuar se pret që delegacioni kosovar të sjell përfaqësuesit më të lartë.

Por a do ta shoqërojë presidenti, Hashim Thaçi kryeministrin kosovar, Isa Mustafa në këtë takim?

Klan Kosova ka provuar gjatë gjithë ditës të marrë vesh një gjë të tillë, por kjo ka qenë e pamundur.

Megjithatë, burime të afërta me Qeverinë kanë thënë për Klan Kosovën, se gjithçka do të sqarohet nesër.

Këto burime nuk e kanë konfirmuar se presidenti kosovar do të jetë në këtë takim, që e ka paralajmëruar kryeministri serb por kanë thënë se nëse Thaçi do të merr pjesë apo jo, ashtu si edhe detajet e tjera do të kuptohen gjatë ditës së nesërme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img