Kosova nesër prej orës 20:45 e pret në “Fadil Vokrri” Azerbajxhanin në ndeshjen e fundit të Grupit 3 në Ligën D në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kosovës i duhet fitorja ose barazimi për t’u promovuar në Ligën C, pasi aktualisht është në krye të grupit me 11 pikë, dy më shumë se Azerbajxhani, shkruan Gazeta Express.
Në ndeshjen e parë në Azerbajxhan, “Dardanët” morën në pikë në Baku, kurse nesër kërkon fitore ose barazim.
Skuadra e Bernard Challandes po kalon një formë të shkëlqyer, ku në pesë ndeshjet e zhvilluar në Ligën e Kombeve ka marrë tri fitore, dy barazime dhe zero humbje, ndërsa nga tetori i vitit 2017 nuk di për humbje.
Në ndeshjen e fundit djelmoshat kosovarë shënuan fitore të thellë si mysafirë ndaj Maltës, duke e turpëruar me rezultat të thellë 5-0