-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Nesër hyn në fuqi rregullorja e re për menaxhimin e parkingjeve në Prishtinë

Prishtina Parking ka njoftuar se të hënën, më 22 janar 2024, hyn në fuqi rregullorja e re për menaxhimin e parkingjeve në kryeqytet.

Sipas njoftimit të Prishtina Parking, banorët rezident duhet të presin që brenda 30 ditëve të ardhshme të kontaktohen nga N.P.L. Prishtina Parking dhe në kontaktin që do ta realizojnë, do të informohen banorët nëse dokumentet e tyre të dorëzuara më herët janë të plota.

Postimi i plotë:

NJOFTIM I RËNDËSISHËM!

Ditën e hënë me datë 22 Janar 2024 hyn në fuqi rregullorja e re për menaxhimin e parkingjeve në Kryeqytet.

Cilat janë veprimet që duhet të ndërmerren nga banorët rezident?

– të presin që brenda 30 ditëve të ardhshme të kontaktohen nga N.P.L. Prishtina Parking.
– në kontaktin që do e realizojmë do të informojmë banorët nëse dokumentet e tyre të dorëzuara më herët janë të plota.
– nëse dokumentacioni është i plotë, banorët do të ftohen të vizitojnë zyrat e N.P.L. Prishtina Parking për të realizuar kontratat e reja dhe pagesën e njëhershme administrative prej 10 euro.
– nëse dokumentacioni nuk është i plotë, banori do të informohet se cilin dokument shtesë duhet ta plotësojë.
– të gjithë banorët e regjistruar më herët do të kontaktohen brenda kësaj periudhe. Gjithashtu, përgjatë kontaktit do të informohen banorët që kanë parapagim për t’u rimbursuar.
– deri në përfundim të kësaj procedure zyrat mund t’i vizitojnë banorët që nuk kanë qenë më herët të inkuadruar në sistem si banorë rezident apo ata të cilët kanë ndryshuar adresat ose automjetet (targat).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img