Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka bërë të ditur se punëtorët teknik të disa shkollve në Prishtinë do të hyjnë në grëve.
Në njoftimin e tij thuhet se punëtorët kërkohnë ngritje të pagave.
“Shumë shkolla në Prishtinë nga e hëna do të mbesin pa shërbime nga punëtorët teknik , pasi që ata do të hyjnë në grevë për shkak të pagave të ulëta”.
“Këta punëtorë kanë marrë vendim që nëse nuk do të ketë sukses greva, brenda javës së ardhshme ,ftojnë komunën që të gjenë punëtorë të tjerë sepse këta më nuk do t’i kthehen punës me këto paga,vendim i të gjithë punëtove në mënyrë unanime”, thuhet në njoftimin e tij.