8.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Nesër ditë zie në Çeki, pas sulmit në Pragë

Policia në Republikën Çeke thotë se një student të enjten qëlloi për vdekje babanë e tij dhe më pas vrau 14 persona dhe plagosi 27 njerëz të tjerë në Pragë, në incidentin me të shtëna masive më vdekjeprurëse në vend.

Sipas policisë çeke, personi që dyshohet se kreu krimin, vrau veten. Ministri i Brendshëm Vit Rakusan tha se të shtënat nuk kishin lidhje me terrorizmin ndërkombëtar.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Uashingtoni është i gatshëm të mbështesin Republikën Çeke sipas nevojës pas të shtënave në Universitetin Charles në Pragë.

Qeveria çeke thotë se 15 njerëz u vranë dhe 27 të tjerë u trajtuan në spitale pas sulmit të së enjtes në Universitetin Charles të Pragës. Prej tyre, 12 janë në gjendje të rëndë dhe të paktën një në gjendje kritike.

Policia çeke ka identifikuar të vrarët dhe në mesin e tyre nuk ka të huaj. Mes të plagosurve janë dy shtetas të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe një nga Holanda. Ky rast sipas ministrit çek të brendshëm nuk ka lidhje me terrorizmin ndërkombëtar.

Qindra njerëz bënë nderimet e tyre për viktimat, ndërsa një memorial i improvizuar u ngrit në rrugë përballë universitetit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img