2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Nesër caktohet dita për Demarkacionin

Javën që lamë pas Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj, mori vendim që Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi të dërgohet në Kuvend.
Telegrafi ka mësuar nga burime brenda Kuvendit të Kosovës, se Demarkacioni do të jetë këtë javë në Kuvend.
Të njëjtat burime kanë thënë se nesër pritet të caktohet data e mbajtjes së seancës.

“Nesër caktohet seanca për Demarkacionin me Malin e Zi. Projektligji i marrëveshjes ndërkombëtare është proceduar në afat të rregullt dhe po ashtu do të ndjekë të gjitha procedurat e rregullta parlamentare para se të shkoj në seancë”, ka thënë ky burim.
Sipas kësaj, ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit pritet të bëhet në seancë të rregullt plenare, e jo në seancë të jashtëzakonshme siç është folur më parë.
Pavarësisht insistimit të pozitës që të bëhet ratifikimi i kësaj marrëveshje, opozita vazhdon t’i qëndrojë prapa kauzës së tyre se një gjë e tillë nuk bënë të ndodhë.
Javën që shkoj po ashtu ishim dëshmitar të sulmit me mortajë dore të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
Sulmi mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës me mjete shpërthyese ndodhi pak kohë pasi qeveria e dërgoi në Kuvend Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img