-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Nesër betohen edhe dy kryetarët e komunave veriore, por jo në objektin e komunës

Këtë të enjte do të betohen edhe dy kryetarë të zgjedhur së fundmi në veri të Kosovës. Kryetarët që vijnë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në Zveçan e Zubin Potok betimin do ta bëjnë në objekte publike për shkaqe sigurie.

Dy kryetarët e zgjedhur nga radhët e PDK-së, në Zveçan e Zubin Potok, do ta bëjnë betimin të enjten e 25 majit.

Procedurën e betimit do ta bëjnë në objekte publike me fillim prej orës 10:00.

Kështu ka konfirmuar sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, i cili tha se në koordinim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal janë ndërruar datat dhe vendet për shkaqe sigurie.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca të martën ka folur për deklaratën e ambasadorit Hovenier, i cili kishte deklaruar se pret nga kryetarët e rinj që të marrin rol teknik dhe jo politik.

“Rolet e kryetarëve të komunave janë të përcaktuara me kushtetutë dhe përgjegjësitë e tyre. Unë mendoj që ata nuk do të kenë as më pak, por as më shumë. Më pak do të ishte e paligjshme, më shumë do të ishte grabitje e kompetencave. Ne jemi shtet demokratik dhe po pretendojmë me funksionuar me Kushtetutë me ligje…”, deklaroi Konjufca.

Nga katër kryetarët e zgjedhur më 23 prill, deri tash është betuar vetëm kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Tre kryetarët e tjerë të komunave veriore kanë kohë deri më 28 maj që ta japin betimin, në të kundërtën e humbasin mandatin./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img